Tradita
Dyqan balte
Enët prej balte janë enë gatimi e bërë nga balta natyrale që përdoret për gatimin dhe servirjen e ushqimit. Enët prej balte janë përdorur për shekuj në shumë kultura të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë Indinë, Meksikën dhe rajonin e Mesdheut.
Në Gjakovë dyqanin e quajtur Tradita e drejton Luan Qukani dhe e gjithë familja e tij tash e 34 vjet.
Luani ka folur për ecurinë e punës, mënyrën e gjetjes së mjeteve të punës, dhe mënyrën e përpunimit të materialeve deri në fazën përfundimtare. Më tej ai ka bërë të ditur se balta merret në Gjakovë, në Kodrën e Çabratit, ku e gërmojnë dhe e përpunojnë me vegla pune dhe sipas tij, duhet shumë përkushtim derisa të vijë deri te procesi final. “Fazat e punës janë vërtet të vështira, them të vështira, jo për mua, por kjo nuk mund të realizohet nga një person i thjeshtë. Në fillim duhet të gjesh vendndodhjen ku merr argjilën, pavarësisht fakti që ne e kemi kodrën e Çabratit në Gjakovë, as atje nuk është e lehtë të gjesh baltën, duhet pak a shumë kërkime për të gjetur baltën dhe që na është e nevojshme për të arritur një rezultat në finalizimin e poçeve” , rrëfen poçari, i cili më tej thotë se balta pasi groposet, çohet në punishte, pastaj kalon disa faza, si përpunimi dhe heqja e degëve, bluarja e argjilës, heqja e mbetjeve. Në fund duke e fshirë prez-in dhe duke i bërë topat për ta çuar në qark në enën e dëshiruar, duhet të marrë formën e dëshiruar.
Qeramikat që janë bërë nga balta, kur përfundimisht shpërbëhen në grimca, nuk e dëmtojnë mjedisin, nuk lëshojnë asnjë gaz toksik në atmosferë kur e bëjnë këtë. Ato janë tërësisht miqësore me mjedisin.
​